Telegrafi

Dybala e Higuain bënë gjashtë pasime mes tyre për të shënuar njërin prej golave më të bukur deri më tani në Itali

Juventusi po fiton 2-0 ndaj Udinese në kuadër të Kupës së Italisë.

Zonja e Vjetër duket se do të kalojë me lehtësi në çerekfinale të garës së dytë më të rëndësishme në Serie A, pasi e ka mbyllur pjesën e parë me dy gola epërsi.

Por, spektakli që dhuruan Gonzalo Higuain e Paulo Dybala te goli i parë ishte thjeshtë për t’u duartrokitur.

La Joya filloi një aksion të bukur, duke bashkëpunuar me El Pipitan që në fund e konkretizoi aksionin me një gol të bukur në minutën e 16-të.

Të dy anëtarët e torinezëve bënë mes vete gjashtë pasime, për të arritur te porta e Udineses, e që mund të thuhet se është njëri prej golave më të bukur deri më tani në Itali.

Goli i dytë u realizua nga Dybala në minutën e 26-të nga pika e bardhë. /Telegrafi/