Telegrafi

Dybala e Bonucci me kontrata të reja

Leonardo Bonucci dhe Paulo Dybala pritet t’i vazhdojnë kontratat e tyre me Juventusin deri në vitin 2021.

Shefat e Zonjës së Vjetër kanë punuar për rinovimin e kontratës së mbrojtësit italian qe një kohë, pasi Chelsea dhe Manchester City kanë shprehur interesim për shërbimet e tij.

Lexo po ashtu Tardelli: Dybala ngjan më shumë me Messin

Tash Tuttosport raporton se marrëveshja është shumë pranë për t’u arritur dhe qendërmbrojtësi do të nënshkruajë për pesë vite me përfitime prej 4.5 milionë euro për sezon.

Njëherësh, gazeta raporton se edhe sulmuesit argjentinas do t’i jepet një kontratë e re po ashtu pesëvjeçare, me pesë milionë euro përfitime në vit plus bonuset. /Telegrafi/