Telegrafi

Dybala dhe Ronaldo me super gola në pjesën e dytë ndaj Genoas

Cristiano Ronaldo e Paulo Dybala (Foto: Marco Luzzani/Getty Images)

Juventusi është duke fituar me rezultat 2-0 ndaj Genoas me dy gola të shënuar në pjesën e dytë.

Fillimisht ishte Paolo Dybala që arriti të shënojë një gol të bukur.

Ai mori topin kaloi tre lojtarë të Genoas dhe shënoi për 1-0.

 

Nuk vonoi shumë dhe erdhi edhe goli i dytë.

Ishte Cristiano Ronaldo që mori një top pothuajse në gjysmën e fushës, u nis drejt portës dhe nga 20 metra me një goditje të fuqishme shënoi për 2-0.

 

Juventusi duhet rrugës së mirë që të shënoj fitoren e radhës. /Telegrafi/