Ylli i Juventust, Paulo Dybala ka shfrytëzuar Instagramin për të apeluar për t’i dhënë fund luftës në vijimin e bombardimeve amerikane të Sirisë.
Të premten, Shtetet e Bashkuara filluan sulmet ajrore mbi një bazë ajrore në Sirinë perëndimore të cilën ata pretendojnë se është përdorur nga qeveria e Sirisë për të nisur një sulm vdekjeprurës kimik që vrau më shumë se 85 persona.
Sulmi ajror amerikan – i cili vrau shtatë vetë, duke përfshirë katër fëmijë – ka shkaktuar zemërim në shumë pjesë të botës, pasi president Donald Trump kishte urdhëruar bombardimet pa miratimin ndërkombëtar ose të kongresit dhe pa verifikuar autorët e sulmit kimik, përcjell Telegrafi.
Duke pasur parasysh situatën e pasigurt, sulmuesi i Juventusit, Dybala ka shfrytëzuar rrjetet sociale për të vetë-deklaruar për një fund të luftës në botë.
“Ndaleni luftën! Çdo fëmijë është fëmija im”, ka shkruar Dybala në postimin e tij në llogarinë e tij zyrtare në Instagram, i shoqëruar nga një foto e tij veshur me një fanellë që shkruhej thënia. /Telegrafi/