Paulo Dybala ka festuar ndeshjen e tij të parë si kapiten i Juventusit, por aksidentalisht ka zbuluar taktikat e Massimiliano Allegrit.
Giorgio Chiellini u tërhoq nga formacioni pas një lëndimi gjatë fazës së nxehjes para ndeshjes.
Kështu, shiriti i kapitenit i takoi Dybalas dhe jo Leonardo Bonuccit.
Bianconerët luftuan duke u kthyer nga disavantazhi me një dygolësh nga Cristiano të cilit ju gëzua Dybala.
“Kurrë nuk e harron të parën si kapiten”, ka shkruar Dybala në rrjetet sociale një foto nga zhveshtorja me Ronaldon.
Por, tifozët me sy të mprehtë kanë arritur që të zbulojnë në prapavijë një poster të ngjitur në mur që liston llojet e ndryshme të gjuajtjeve të lira që do të përdoren gjatë ndeshjes.
La prima da capitano non si dimentica mai ©️#finoallafine #juventus #futbol #capitan pic.twitter.com/UYA2mfQOUA
— Paulo Dybala (@PauDybala_JR) October 27, 2018
Aty flitet për pozicione të ndryshme të gjuajtjeve të lira dhe kush do t’i ekzekutonte në pozita të caktuara.
Pos tjerash aty tregohet se cili lojtar do ta markojë lojtarin e caktuar të Empolit dhe kush do të zë vendin e tyre në murin e gjallë për të thyer atë gjatë goditjes.
Duket se Juventusi bën përgatitje të mëdha edhe para ndeshjeve si Empolit, duke marrë seriozisht secilin takim si në Ligën e Kampionëve ashtu edhe në Serie A. /Telegrafi/