Telegrafi

Dybala afër ‘blindimit’ nga Juventusi

Paulo Dybala (Foto: Valerio Pennicino/Getty Images/Guliver)

Juventusi thuhet se është afër të arrij marrëveshje rreth kushteve të reja me Paulo Dybalan, i cili duket se do të zgjasë kontratën me Bianconerët deri në qershor të 2025.

Argjentinasi, i cili u zgjodh lojtari i Serie A për sezonin 2019-20, është në bisedime në vazhdim me klubin bardhezi.

Sipas mediumit Tuttomercatoweb, Zonja e Vjetër së shpejti do të njoftojë një marrëveshje të re me sulmuesin 26-vjeçar.

Lexo po ashtu Më të mirët e sezonit 2019/20 në Serie A - Cristiano Ronaldo mungon në listë

Dybala aktualisht është duke u rikuperuar nga një dëmtim në kofshë që pësoi kur Juventusi fitoi Scudetton e tyre të nëntë radhazi kundër Sampdorias muajin e kaluar.

Ai shpreson të rikthehet kundër Lyonit në ndeshjen kthyese të 1/8-tës më Ligën e Kampionëve dhe sulmuesi mund të nënshkruajë një kontratë të re pas ndeshjes kundër ekipit francez.

Ylli argjentinas duket se është gati të rrisë pagën e tij në Allianz Stadium me një kontratë të re pesë-vjeçare, e cila do ta mbajë në klub deri më 2025. /Telegrafi/