Telegrafi

Dy zyrtarë të shtetit të New York-ut vizitojnë Kosovën, tregojë se çka ju pelqen tek shqiptarët

Dy shtetas amerikan me pozita të larta në shtetin e New York-ut po qëndrojnë për një vizitë në Kosovë.  

David Carr, anëtar i Këshillit të shtetit të New York-ut, Charles D. Fall, anëtar i Asamblesë së shtetit të New York-ut, dhe veprimtari i njohur Naser Nika ishin mysafirë në emisionin PIKë në Radio Dukagjini ku kanë folur për shumë gjëra.

Fall thotë se dashuria për Kosovën vjen nga njerëzit që lindën në Kosovë dhe ai i njoftoi atje, e të cilët thotë se punojnë shumë në Amerikë.

Ai vlerëson lartë vlerat e familjes që kanë kosovarët si dhe punët që bëjnë për komunitetin në përgjithësi.

Ndërsa Carr thotë se ka parë dëshirën dhe përkushtimin e kosovarët për një Kosovë të pavarur e këtu shton edhe fokusin e politikës së jashtme të Amerikës është Kosovën.

Ndërsa, veprimtari Naser Nika thotë se i ka sjellur të dy në Kosovë për shkak se janë dy personat më të organizuar dhe që përkrahin Kosovën vazhdimisht.

Ata deklarojnë se po ju pëlqen Kosova shumë dhe po e mendojnë të vijnë verës tash e tutje vazhdimisht.

Flasin për ushqimet në Kosovë, ku shprehen të mahnitur, madje deklarojnë se kanë shtuar kilogramë prej që kanë ardhur.

Të dy njëzëri vlerësojnë se kosovarët kanë një dashuri të madhe për vendin dhe kjo është diçka fantastike sipas tyre.

Në Kosovë ata po vizitojnë vendet e rëndësishme dhe po takohen me zyrtarë institucional.

Asambleja dhe Senati i Shtetit të New York-it kohë më parë kanë miratuar një rezolutë, e cila nderon shpalljen e pavarësisë së Kosovës nga shteti i New Yorkut.

Senatori që e inicioi atë është Charles D. Fall, ndërsa David Carr është personi që loboi për emërimin e një rruge në New York me emrin “Ismail Qemali”, ai po punon edhe që një tjetër të ketë emrin “Isa Boletini”.