Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dy zyrtarë policorë janë shqetësuar nga i dyshuari deri sa ishin në seancë gjyqësore.
Rasti ka ndodhur më 4 mars në orën 10:00, në rrugën “Filip Visnjica”.
“Dy zyrtarë policorë kanë raportuar se janë shqetësuar nga i dyshuari mashkull kosovarë deri sa ishin në seancë gjyqësore. I dyshuari edhe përmes rrjeteve sociale në mënyrë të vazhdueshme kishte shqetësuar dhe ofenduar zyrtarët policorë”, thuhet në raport.
Me urdhër të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt. /Telegrafi/