Site icon Telegrafi

Dy zhytës të zhdukur besohet se kanë vdekur në brigjet e Cornwall në Angli

Dy zhytës supozohet të kenë vdekur pasi nuk arritën të ktheheshin në sipërfaqe ndërsa eksploronin një rrënojë në brigjet e Cornwall.

Dyshja po zhyten rreth HMS Scylla e cila u fundos në vitin 2004 për të krijuar një gumë në det të hapur.

Një operacion i madh kërkimi pranë Whitsand Bay vazhdoi deri në orët e para të mëngjesit të së shtunës, raporton bbc.

James Instance nga Rojet bregdetare të Falmouth tha se ata dyshonin se dyshja kishin vdekur, por kjo nuk ishte konfirmuar.

Ai tha se roja bregdetare mori një telefonatë rreth orës 19:45 të së premtes nga një varkë e cila po ndërmerrte një zhytje në klub në Scylla. /Telegrafi/

Exit mobile version