Site icon Telegrafi

Për herë të parë Klinika Infektive nuk ka pacient me COVID-19 që nga fillimi i pandemisë

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se për herë nga fillimi i pandemisë COVID-19, Klinika Infektive nuk ka asnjë pacient të shtrirë të konfirmuar me coronavirus.

SHSKUK njofton se janë tre pacientë post-COVID që po trajtohen në këtë klinikë.

Lexoni të plotë njoftimin:

Klinika Infektive nuk ka pacientë të konfirmuar me COVID-19

Për herë të parë që nga fillimi i pandemisë COVID-19, Klinika Infektive e Qendrës Klinike Universitare e Kosovës nuk ka të shtrirë asnjë pacient të konfirmuar me Covid-19.

Ndërkaq, në Spitalin e Gjakovës është i shtrirë 1 pacient i konfirmuar me Covid-19.

Sa i përket pacientëve post-Covid-19, Klinika Infektive po i trajton 3 të tillë.

Klinika Infektive para disa muajve, pas qetësimit të situatës me Covid-19, ka filluar të ofrojë shërbime shëndetësore edhe për pacientët me sëmundje të tjera ngjitëse. /Telegrafi/

Exit mobile version