Sot (e enjte) bëhen dy vite nga vdekja e kantautorit të njohur Dr. Flori, i cili ndërroi jet më 17 nëntor të 2014-tës nga mbidoza.
I ndjeri ka ruajtur një raport shumë të mirë me shumicën prej artistëve të estradës shqiptare, gjersa humbja e tij trishtoi shumë prej tyre, të cilët edhe sot e ndjejnë mungesën e tij.
Aurela Gaçe, Ermal Mamaqi, Landi Hysi janë vetëm disa prej tyre të cilët kanë publikuar në rrjetet sociale imazhe të kantautorit, duke përkujtuar kështu veprimtarinë e tij të madhe në muzikë.
Ata kanë shfrytëzuar rrjetin social Instagram, për të publikuar fotografi të Dr. Florit ,bashkë me disa fjalë të sinqerta dedikuar atij. /Telegrafi/