Telegrafi

Dy vetaksidente në Komoran, nuk raportohet për të lënduar

Dy vetaksidente kanë ndodhur mëngjesin e së hënës në rrugën Prishtinë-Pejë, në afërsi të Komoranit.

Në këto dy dy vetaksidnete, përveç dëmeve materiale nuk është raportuar për të lënduar.

Në videon e siguruar nga Telegrafi, të njërit nga aksidentet shihet se një kamion ka dalur nga rruga.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

“Në orët e mëngjesit të sotëm në rr. Prishtinë -Pejë afër Komoranit janë evidentuar dy vetëaksidente në trafik, ku përveq dëmeve materiale nuk është raportuar për lëndime në njerëz.Duke marr parasyshë ndryshimet  atmosferike, të reshurat e borës dhe ngricat që paraqitet në rrugë gjatë kësaj periudhe kërkojmë kujdes të shtuar nga drejtuesit e automjeteve, në mënyrë që të shmangen aksidentet në përgjithësi. Policia po vepron dhe do te veproj me njesitet e saj ne funksion te zbatimit te ligjit ne trafik dhe masa rigoroze do te ndermerren ne vazhdimesi”, ka thënë Hoxha. /Telegrafi/