Policia e Kosovës në raportin 24 orësh i ka cilësuar si të dyshimta dy raste të vdekjes në Prishtinë.
Në të dy rastet trupat e viktimave janë dërguar për obduksion.
Prishtinë 22.08.2021-16:30. Një mashkull kosovar ka raportuar se në shtëpinë tij viktima mashkull kosovar ka pësuar sulm epileptik.
Njësitë relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku dhe është konstatuar vdekja e viktimës, me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
Prishtinë 22.08.2021-17:10. Një mashkull kosovar ka raportuar se djali i tij viktimë mashkull kosovar, është gjetur dyshohet pa shenja jete. Njësitë relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku dhe është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. /Telegrafi/