Telegrafi

Dy vdekje të dyshimta në Prishtinë, rastet po hetohen

Foto: Arkiv

Dy persona kanë ndërruar jetë të hënën në Prishtinë, njëri dyshohet se ka rënë nga një objekt e ndërsa tjetra është gjetur pa shenja jete në banesën e saj.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se në rastin e parë një person është gjetur i shtrirë në rrugë në gjendje të rëndë shëndetësore nga disa kalimtarë i cili dyshohet se ka rënë nga një objekt.

“Prishtinë / 27.11.2023 – 10:20. Një mashkull kosovar është gjetur i shtrirë në rrugë në gjendje të rëndë shëndetësore nga disa kalimtarë dhe dyshohet se ka rënë nga një objekt. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, ku rreth orës 11:00 ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion”, thuhet në raport.

Ndërsa në rastin e dytë bëhet e ditur se në banesën e saj është gjetur pa shenja jetë një femër.

“Prishtinë / 27.11.2023 – 14:50. Raportohet se në banesën e saj pa shenja jetë është gjetur viktima femër kosovare. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport. /Telegrafi/