Humbja e kileve të tepërta është gjë të cilën e dëshirojnë të gjithë personat mbipeshë, por jo gjithmonë ky proces është i lehtë.
Pavarësisht se a i keni përfshirë ushtrimet fizike në rutinën tuaj të përditshme, vetëm ato nuk do të mjaftojnë në realizimin e qëllimit tuaj.
Prandaj, Telegrafi më poshtë ju sjellë dy ushqime magjike të cilat ju ndihmojnë të humbni peshë në afat rekord:
Mollët
Mollët janë të pasura me vitamina dhe antioksidantë, prandaj janë ushqimi ideal për ta djegur dhjamin në pjesën e abdomenit.
Për rezultate të dukshme, hani të paktën tri molla në ditë. Këtë efekt magjik mund ta dyfishoni nëse mollët i hani në stomak të zbrazët.
Bananet
Bananet janë burim i mahnitshëm i kaliumit, kalciumit, magnezit dhe vitaminave. Një banane në ditë mund t’ju ndihmojë ta fitoni betejën e humbjes së peshës.
Bananet mund t’i konsumoni kurdo që ndiheni të uritur mes shujtave. /Telegrafi/