Site icon Telegrafi

Dy udhëheqësit mbikëqyrin stërvitjet ushtarake përgjatë kufirit Poloni-Lituani – në ‘zonën strategjike’ në rast të një përplasjeje midis Rusisë dhe NATO-s

Presidenti polak Andrzej Duda tha të premten se “një agresor i mundshëm duhet të shohë gatishmërinë tonë”.

Një gjë të tillë, Duda e ka thënë ndërsa ai dhe homologu i tij lituanez monitoruan një stërvitje të përbashkët ushtarake përgjatë kufirit të tyre të përbashkët, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Duda dhe presidenti i Lituanisë, Gitanas Nausėda u takuan në ditën e fundit të stërvitjes ushtarake njëjavore “Brave Griffin 24/II” përgjatë Hendekut Suwalki, një zonë e rëndësishme strategjike e tokës që konsiderohet një zonë e mundshme pikë e ndezjes në rast të një përplasjeje midis Rusisë dhe NATO-s.

Kufiri, pothuajse 100 kilometra i gjatë midis anëtarëve të NATO-s, Polonisë dhe Lituanisë, është gjithashtu një korridor tokësor midis Bjellorusisë, një aleate e Moskës, dhe enklavës së Rusisë në Detin Baltik të Kaliningradit.

Presidenti i Polonisë Andrzej Duda, majtas dhe presidenti lituanez Gitanas Nauseda shikojnë një stërvitjet ushtarake. E premte, 26 prill 2024.

“Ka një kërcënim të mundshëm, prandaj këto ushtrime po vazhdojnë”, citohet të ketë thënë Duda.

Stërvitja përfshinte 1500 ushtarë të këmbësorisë lituaneze, gati 200 anëtarë të Brigadës së 15-të të Mekanizuar të Polonisë dhe personel ushtarak amerikan dhe portugez.

Deri vonë, kufiri tokësor shihej si i pambrojtur.

Nëse Rusia do të “kapte” ndonjëherë Hendekun Suwalki, ajo mund të linte Lituaninë dhe dy shtetet e tjera baltike, Letoninë dhe Estoninë, të shkëputur nga Polonia dhe aleatët e tjerë të NATO-s. /Telegrafi/

Exit mobile version