Site icon Telegrafi

Shpëtohen dy turistë të huaj që ishin bllokuar në Malin e Jezercës

Efektivët e kërkim shpëtimit ndihmuan dy turistë të huaj, të cilët ishin bllokuar në lartësinë 2500 metër, në malin e Jezercës për shkak të motit të keq.

Ata u shpëtuan me ndihmën e helikopterit dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore.

“Efektivët e kërkim shpëtimit ndihmuan dy turistë të huaj, të cilët ishin bllokuar në lartësinë 2500 metër, në malin e Jezercës për shkak të motit të keq. Ata u shpëtuan me ndihmën e helikopterit dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore”, ka shkruar ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Niko Peleshi.

Operacionit të shpëtimit i është bashkuar edhe Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës.

Exit mobile version