Telegrafi

“Dy tigra”, Getinjo takohet me Ramush Haradinajn në palestër

Foto: Getinjo/InstaStory

Reperi i njohur shqiptar, Getinjo, e ka bërë të ditur se për të qëndruar në top formë, kujdeset që të ndjekë me rregull ushtrimet në palestër.

E teksa i ka rutinë ushtrimet fizike, duket se herë pas here ai ka rastin që në palestër të takojë edhe fytyra të njohura publike.

Së fundmi, reperi ferizajas përmes një fotografie të publikuar në InstaStory, ka treguar se ka takuar në fitnes një nga politikanët më aktivë sa i përket ushtrimeve fizike.

Foto: Getinjo/InstaStory

Bëhet fjalë për liderin e AAK-së, Ramush Haradinajn, me të cilin ka realizuar edhe një fotografi të përbashkët.

“Dy tigra”, ka shkruar ai në mbishkrimin e kësaj fotografie, ku të dy shfaqen të buzëqeshur gjatë ushtrimeve në palestër.

Foto: Getinjo/InstaStory

Me termin “tigër” ai i është referuar faktit se politikani Haradinaj është me prejardhje nga Komuna e Deçanit, qytetarët e së cilës shpesh identifikohen me nofkën “tigrat” pa ndonjë arsye të qartë.

Krahas aktivitetit të tij në rrjetet sociale, Getinjo pritet që shumë shpejt të sjellë për fansat e tij edhe ndonjë projekt të ri muzikor. /Telegrafi/