Arijanet Muriç mund të largohet qysh në afatin kalimtar të janarit nga Burnley.
Portieri i Kosovës nuk po luan rregullit te skuadra e Ligës Premier dhe e ka në mendje edhe largimin.
Sipas asaj që raporton gazetari Florian Plettenberg, 24-vjeçari është i fokusuar te Burnley, por kërkon më shumë minuta.
Nëse atij nuk i ofrohet garanci nga Vincent Kompnay se mund të luajë më shumë, atëherë do të largohet.
Tashmë është bërë e ditur se Union Berlini është i interesuar për shërbimet e tij dhe mund ta marrë në formë huazimi me të drejt blerje.
Interesim të madh për të ka edhe Sevilla, që po ashtu kërkon të forcojë portën, ndërsa do të kishte opsionin e njëjtë si të skuadrës gjermane.
Kontrata e Muriç me Burnleyn është e vlefshme deri në vitin 2026. /Telegrafi/
🚦News Arijanet #Muric: The 24 y/o is focused on Burnley but he wants to play regularly ✔️ After a very good season last year he’s behind £19m signing Trafford at the moment.
➡️ Several clubs are rating him very highly (Union Berlin, FC Sevilla)
➡️ Ideas about a loan with an… pic.twitter.com/bcUGLzEZyD— Florian Plettenberg (@Plettigoal) October 23, 2023