Site icon Telegrafi

Dy top klubet ruse të gatshme të ofrojnë 10 milionë euro për Mirlind Dakun

E ardhmja e Mirlind Dakut vazhdon të jetë ende e pavendosur nëse do të mbetet te Rubin Kazani apo do të largohet.

Sulmuesi shqiptar po shkëlqen me fanellën e skuadrës ruse dhe ka pasur interesim për të nga skuadrat të Serie A dhe Bundesligas.

Cagliari dhe Genoa e donin atë në Serie A, megjithatë tani në Itali është mbyllur afati kalimtar për transferimin e futbollistëve.

Lexo po ashtu Mirlind Daku e ka kthyer në rutinë shënimin e golave, gjen rrjetën sërish në elitën e futbollit rus  

Klubet ruse gjithashtu e duan atë, Krasnodar dhe Spartak Moska janë të gatshme të ofrojnë 10 milionë euro për gjilanasin.

Megjithatë interesim kanë shfaqur edhe klubet tjera të mëdha si Lokomotiva e Moskës, CSKA dhe Zenit St Petersburg.

Por babai i Mirlindit, Fehmi Daku ka thënë për mediat ruse se djali i tij nuk do të lëvizë.

“Mirlindi ishte në shtëpi disa ditë më parë, ne biseduam me të për interesimin e një numri klubesh për të. E pyeta për Spartak Moskën dhe Krasnodar, por ai tha se nuk dinte asgjë për të, ata nuk i thanë asgjë. Siç më tha djali im, Rubin mori një vendim, ai do mbetet në klub”.

“Mirlind u kthye në Kazan dy ditë më parë dhe tashmë po stërvitet me ekipin”, ka thënë babai i sulmuesit për mediumin rus Sport24. /Telegrafi/

Exit mobile version