Një video është duke bërë xhiro nëpër botë, ku shihen dy tifozëve të Arsenalit që janë ndaluar nga policia e Azerbajxhanit, pasi njëri prej tyre kishte veshur një fanellë të Henrikh Mkhitaryan në Baku.
Javën e kaluar u konfirmua se Mkhitaryan nuk do të ishte pjesë e skuadrës që do të udhëtojë me Gunners për finalen e Ligës së Evropës kundër Chelsea.
Armenët nuk lejohen të hyjnë në Azerbajxhan për shkak të konfliktit të gjatë midis dy vendeve, të cilët nuk kanë pasur marrëdhënie që nga lufta Nagorno-Karabakh në vitin 1994.
Megjithëse u provuan disa opsione të ndryshme, pastaj u bisedua me lojtarin dhe familjen e tij, ku Arsenali vendosi të mos e përfshinte në skuadër për shkak të frikës për sigurinë e tij.
[…] It‘s the kind of game that doesn’t come along very often for us players and I must admit, it hurts me a lot to miss it.I will be cheering my teammates on! Let’s bring it home @Arsenal 🏆💪🏼💪🏼💪🏼 #uel #final #arsenal #chelsea #AFC #COYG pic.twitter.com/gnDA6oyolw
— Henrikh Mkhitaryan (@HenrikhMkh) May 21, 2019
Gjërat rreth këtij lojtari vazhdojnë të sjellin probleme edhe për tifozët.
Dy tifozë të Arsenalit me fanella ‘Mkhitaryan # 7’ janë ndalur nga policia në Baku. Ata pas një bisede të shkurtër e liruan tifozin.
Video: Arsenal fans with ‘Mkhitaryan’ on their Arsenal shirts being stopped by police in Baku today. [@sntvstory] #afc pic.twitter.com/61K1sNW1WS
— afcstuff (@afcstuff) May 28, 2019
Ndeshja finale pritet që të zhvillohet të mërkurën nga ora 21:00. /Telegrafi/