Sot orët e para të mëngjesit një lëkundje e fortë me magnitudë 4.8 të shkallës Rihter është regjistruar në Kretë.
Lëkundjet janë ndjerë në orën 05:05 të mëngjesit të sotëm, ku sipas Institutit të Geodynamics, ka qenë 11 kilometra në juglindje të Zakos.
Po ashtu, tërmeti është ndjerë në të gjithë rajonin, si dhe në ishujt e afërt, Kasos dhe Karpathos.
Pas 20 minutash, ka ndodhur një tërmet i dytë me madhësi 3.7 në shkallën Rihter dhe fokusi ishte i vendosur 43 kilometra në juglindje të Zakros dhe thellësia 10 kilometra. /Telegrafi/