Site icon Telegrafi

Dy tërmete përsëri e dridhën Maqedoninë

Si duket tërmetet Maqedoninë nuk e lënë të ‘qetë’. Natën e kaluar, Maqedonia u dridh nga dy tërmete, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Pas periudhës së qetë relative, e cila është ndjekur me një seri tërmetesh, përsëri është regjistruar një seri e re tërmetesh. I pari ishte regjistruar me fuqi prej 3.4 gradë Rihter, me epiqendër në Ohër, me thellësi prej 2 Km.

Tërmeti i dytë me më pak intensitet prej dy 2 gradë Rihter, kurse me 1 thellësi Km. Epiqendra poashtu ishte në Ohër.

Përndryshe, tërmeti më i fuqishëm që është regjistruar në periudhën e fundit ka ndodhur në Ohër, edhe atë me 5 gradë Rihter. /Telegrafi/

Exit mobile version