Dy njerëz u qëlluan dhe u vranë brenda një supermarket në Royal Palm Beach, Florida, sipas zyrës së Sherifit të Palm Beach.
Personi i dyshuar, sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, gjithashtu ka vdekur.
Në një cicërimë në Twitter të enjten, zyra e sherifit tha se policët mbërritën në vendngjarje për të gjetur tre persona të vdekur nga plagët me armë zjarri, duke përfshirë një burrë, një grua dhe një fëmijë.
Detectives are investigating a shooting that took place INSIDE Publix in RPB. Upon arrival deputies located three individuals deceased from gunshot wounds, one adult male, one adult female and one child. The shooter is one of the deceased. This was NOT an active shooter situation pic.twitter.com/G9KgTr3Mmp
— PBSO (@PBCountySheriff) June 10, 2021
Policia nuk tha se cili besohej se ishte përgjegjës për të shtënat.
“Kjo nuk ishte një situatë aktive me të shtëna”, ka thënë më tej zyra e sherifit.
Detektivët nga departamenti i krimeve të dhunshme të agjencisë janë në skenë duke hetuar, tha zyra në një deklaratë.
“Detektivët janë në fazat fillestare të përcaktimit të asaj që çoi në të shtënat”. /Telegrafi/