Site icon Telegrafi

Dy të vrarë në një kishë në Teksas, momenti kur neutralizohet sulmuesi – gjithçka po transmetohej Live

Ky është momenti kur një roje sigurimi, i identifikuar si ish agjent i FBI, ka qëlluar për vdekje një të armatosur i cili hapi zjarr brenda një kishe të mbushur me njerëz në Teksas, duke vrarë dy persona.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, autoritetet kanë lavdëruar dy njerëzit që hapën zjarr si pjesë e një grupi vullnetar.

“Heroizmi është i pashembullt. Ky ekip reaguan brenda gjashtë sekondash dhe të shtënat morën fund”, ka thënë gjenerallejtënant Dan Patrick, i cili gjithashtu ka përshëndetur ligjin e shtetit për armët.

Ai ka shtuar: “Dy nga famullistët që ishin vullnetarë të forcës së sigurisë nxorën armët dhe neutralizuan vrasësin, duke shpëtuar jetë njerëzish”.

Shefi i policisë së qytetit J.P. Bevering tha: “Kishte një ekip sigurie brenda kishës dhe ata eliminuan kërcënimin”.

Të shtënat u raportuan të dielën në mëngjes gjatë orës 10 të mëngjesit në kishë. Shërbimi po transmetohej drejtpërdrejt.

Autoritetet nuk kanë lëshuar asnjë detaj në lidhje me atë që çoi deri te incidenti dhe zyrtarët nuk kanë lëshuar emrat e viktimave ose të të armatosurit.

Agjenti Special i FBI, Matthew DeSarno tha se ata po punojnë për të identifikuar motivin e personit të armatosur. /Telegrafi/

Exit mobile version