Site icon Telegrafi

Dy të vdekur pasi aeroplani i vogël u përplas me automjete në Brazil

Një aeroplan i vogël u rrëzua në një rrugë në Sao Paulo, Brazil, duke shkaktuar edhe viktima.

Aeroplani me dy pasagjerë në bord është rrëzuar në shtetin brazilian, ku nuk ka të mbijetuar.

Kështu ka njoftuar ekipi lokal i zjarrfikësve, i cili ka dhënë edhe disa detaje rreth aksidentit.

Aeroplani raportohet se u rrëzua në lagjen Barra Funda, në perëndim të qytetit.

Një copë e fluturakes goditi një autobus, duke plagosur një grua brenda tij, ndërsa një motorist u godit nga një tjetër copë mbeturinash, thuhej në deklaratë. Të dy po marrin kujdes mjekësor.

Imazhet në mediat lokale tregonin trupin e aeroplanit dhe autobusin në flakë, me zjarrfikësit duke punuar për të shuar zjarrin.

Ndryshe, autoritetet braziliane kanë nisur hetimet rreth rënies së aeroplanit për dy persona. /Telegrafi/

Exit mobile version