Telegrafi

Dy të vdekur pas të shtënave në jug të Londrës

Dy burra kanë vdekur pas të shtënave me armë në jug të Londrës, ka thënë Policia Metropolitane.

Sipas mediave britanike, përcjell Telegrafi, oficerët e armatosur u vendosën në Railton Road, në Lambeth, pak para orës 20:00, mbrëmjen e së dielës, ku dy viktimat u gjetën të plagosur rëndë.

Dhe pavarësisht përpjekjeve të Shërbimit të Ambulancës në Londër dhe Ambulancës Ajrore të Londrës, ata u shpallën të vdekur në vendngjarje.

Një banor vendas ka thënë se u dëgjuan ’12 të shtëna’, me ‘shkëmbim zjarri midis një çifti në një motoçikletë dhe njerëzve në një makinë’.

Ai shtoi: “Makina është përplasur në vendin e ngjarjes”.

Një deklaratë nga forcat tha: “Policia u thirr rreth orës 19:50 të së dielës, 30 tetor, për raportimet për të shtëna armësh të dëgjuara në Railton Road, SE24. /Telegrafi/