Dy persona humbën jetën në përmbytjet e shkaktuara nga shiu i rrëmbyeshëm në komunën Tsarevo në rajonin e Detit të Zi të Bullgarisë, tha një zyrtar lokal për televizionin BTV të martën.
“Situata është shumë e rëndë. Kemi konfirmim për vdekjen e dy personave”, tha kryetari i komunës së Tsarevo, Georgi Lapçev për televizionin BTV.
Është shpallur gjendja e jashtëzakonshme ndërsa mediat raportojnë se 60 persona janë evakuuar, raporton reuters.
Massive floods due to heavy rains in the Tsarevo of Bulgaria ?? (05.09.2023)
TELEGRAM JOIN ? https://t.co/9cTkji5aZq pic.twitter.com/f23C16l3XU
— Disaster News (@Top_Disaster) September 5, 2023
Imazhet treguan rimorkio kampingu dhe vetura në det pasi rritjes së nivelit të ujit në det. Kamp-shtëpizat dhe hotelet përgjatë bregut të detit u përmbytën.
Furnizimi me energji elektrike është ndërprerë në resortin e Sinemorecit dhe fshati më i vogël Kosti është evakuuar.
Autoritetet në Carevo u bënë thirrje njerëzve që të lëvizin në vende më të larta kudo që të jetë e mundur.
Ndërkohë, pas reshjeve të dendura të shiut dhe përmbytjeve në perëndim të Turqisë, pesë persona rezultojnë të zhdukur, mes tyre një fëmijë. /Telegrafi/
Massive floods due to heavy rains in the Tsarevo of Bulgaria ?? (05.09.2023)
TELEGRAM JOIN ? https://t.co/9cTkji5aZq pic.twitter.com/f23C16l3XU
— Disaster News (@Top_Disaster) September 5, 2023