Site icon Telegrafi

Dy të vdekur nga vërshimet në Pejë – reagon reperi Gold AG

Reperi i njohur, Gold AG, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e dy qytetarëve nga vërshimet në Pejë.

Me anë të një postimi të shpërndarë në rrjete sociale, ai solidarizohet me qytetarët atje për dëmtimet që iu bënë nga kjo fatkeqësi.

Veç dy viktimave, edhe dy persona janë duke u trajtuar në Spitalin e Pejës.

Foto: Screenshot/Instagram

Postimi i plotë i Gold AG (pa ndërhyrje):

“PEJË

Zoti i gradoftë shehid nënën e fëmiun që humbën jetën nga kjo fatkeqësi mbrëm në Pejë.

Familjes Zoti i dhashtë durim, e atyre që u dëmtuan nga kjo fatkeqësi Zoti ia lehtësoftë këtë gjendje.

Zot na fal e na mëshiro

PEJË QOFTË E KALUAR E TI PRAP MBETESH,

PEJË E BUKUR LULE E KOSOVËS”. /Telegrafi/

Exit mobile version