Telegrafi

Dy të vdekur në QKUK – policia jep detaje

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës njoftoi të enjten se kanë vdekur dy pacientë, të cilët kanë qenë duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Sipas policisë, njëri nga viktimat është nga Ferizaj e tjetri nga Prishtina.

Trupat e pajetë janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“LËNDIM I RËNDË TRUPOR ME PASOJË VDEKJE – Ferizaj 18.06.2022-23:50. Lidhur me rastin me datë 29.06.2022 viktima mashkull kosovar, i cili ishte duke u trajtuar në QKUK Prishtinë ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raportin e policisë.

“HETIM I VDEKJES – Prishtinë, 28.06.2022-20:21.  Është raportuar se viktima femër kosovare, e cila ka qenë duke u trajtuar në QKUK ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për Obduksion”, thuhet tutje. /Telegrafi/