Telegrafi

Dy të vdekur dhe tre të lënduar rëndë në një aksident në rrugën Komoran-Caralevë

Foto: Drenica Sot

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të hënë në rrugën Komoran –Caralevë, si pasojë dy persona kanë humbur jetën dhe tre persona tjerë janë lënduar rëndë.

Rastin e ka bërë të ditur zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Siç njofton Policia, në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy vetura.

“Rreth orës 17:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Komoran -Caralevë, ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete, të cilat kanë qenë në lëvizje. Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore kanë pësuar tre persona, dy prej tyre nuk kanë mundur të përballojnë plagët dhe të njëjtit kanë ndërruar jetë”, ka deklaruar Ahmeti.

Ajo tutje tha se vdekjen e tyre e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.

“Me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor”, tha në fund Ahmeti. /Telegrafi/