Site icon Telegrafi

Dy të vdekur dhe një i plagosur nga të shtënat me armë në Wallis të Zvicrës

Dy persona janë vrarë dhe një i tretë është plagosur nga të shtënat në një qytet jugor të Zvicrës, tha policia.

Policia e kantonit zviceran Wallis, ka bërë të ditur se sulmi ka ndodhur në dy lokacione të ndryshme në Sion, qytet ky me rreth 35 mijë banorë jo shumë larg kufirit italian dhe francez, përcjell Telegrafi.

Ndërkohë, autoritetet kanë publikuar një fotografi të personit të dyshuar, ndërsa thuhet se ai mund të kishte njohur viktimat.

Fotografia e autorit të dyshuar

Megjithatë, policia ende nuk ka dhënë detaje të mëtejshme lidhur me këtë ngjarje.

Prokurorët vendas kanë nisur një hetim për vrasje.

Ndryshe, Zvicra një vend me rreth 9 milionë banorë, ka një nivel të lartë të posedimit të armëve.

Swiss Army Survey, një organizatë me bazë në Zvicër, e cila monitoron tendencat globale të dhunës së armatosur, vlerëson se civilët në vend posedojnë 2.3 milionë armë zjarri. /Telegrafi/

Exit mobile version