Site icon Telegrafi

Dy të vdekur dhe 12 të plagosur pas shpërthimit të një autobusi me turistë, pranë piramidave (Video)

Dy turistë vietnamezë u vranë dhe 12 të tjerë u plagosën kur autobusi i tyre u godit nga një shpërthim nga një pajisje shpërthyese pranë piramidave në Giza të Egjiptit.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, dhjetë të plagosurit ishin turistë vietnamezë dhe dy ishin egjiptianë, tha ministria e brendshme.

Shpërthimi ndodhi në rrugën Marioutiya në rrethin e piramidës, një nga rrugët më të famshme në Kajro.

Dy prej të lënduarve ishin egjiptianë, shoferi i autobusit dhe një përfaqësues i kompanisë turistike.

Në një deklaratë ministria tha se “një pajisje shpërthyese e improvizuar ishte e fshehur pranë një muri”, e cila shpërtheu rreth orës 6.15 pasdite në orën lokale.

Ministria e Brendshme tha se shërbimet e sigurisë nxituan në skenën e aksidentit dhe një hetim ka filluar. /Telegrafi/

Exit mobile version