Zjarrfikësit e Çikagos iu përgjigjën një thirrje për një përplasje me një automjet në autostradën Lake Shore Drive.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një aksident në të cilin ishte i përfshirë një Ferrari i shtrenjtë – që ishte marrë me qira në fundjavë.
Siç bëhet e ditur, automjeti po drejtohej nga një 22-vjeçar rreth orës 12:45 të mëngjesit të së shtunës, sipas një raporti.
Dy personat që ishin në veturë e kishin humbur kontrollin në një kthesë. Automjeti më pas u përmbys dhe mori flakë.
Për fat të mirë, shoferi shpëtoi me lëndime të lehta ashtu si edhe “pasagjeri” i tij, një 20-vjeçar.
Policia ka thënë se ata ishin në gjendje të mirë në Spitalin Memorial Northwestern.
“Automjeti ishte marrë me qira për fundjavë”, shkroi zyra e informacionit publik të CFD. “Ju lutemi vëzhgoni kufijtë e vendosur të shpejtësisë!”. /Telegrafi/