Site icon Telegrafi

Dy të plagosurit në Veternik ndodhen në mjekim intensiv – gjendja e tyre është e rëndë

Dy persona mbetën të plagosur të hënën gjatë një grabitje të armatosur në Veternik. Të plagosur kanë mbetur një person i sigurimit dhe njëri nga grabitësit.

Të njëjtit janë duke u trajtuar në Klinikën Intensive të Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës.

Drejtori i kësaj klinike, Shaqir Uka tha për Telegrafin se gjendja e tyre është e rëndë dhe se ekipi mjekësor po bënë përpjekje për stabilizimin e gjendjes së tyre.

Lexo po ashtu Grabitja e armatosur në Prishtinë, arrestohet njëri nga të dyshuarit - policia jep detaje

“Këta dy pacientët për shkak të lëndimeve me armë zjarri fillimisht janë sjellë ne Emergjencën e QKUK-së ku pas ekzaminimeve i janë nënshtruar një intervenimi kirurgjik. Të njëjtit njëri në orët e mesditës dhe tjetri në mbrëmje janë sjellë në Qendrën e Mjekimit Intensiv Qendror ku po vazhdojnë të marrin trajtimin mjekësor. Lëndimet janë serioze dhe gjendja e tyre paraqitet e rëndë dhe jo stabile.  Ekipi mjekësor është duke bërë përpjekje për stabilizimin e gjendjes së tyre”, tha Uka.

Ndryshe Policia e Kosovës në raportin 24 orësh bëri të ditur se katër persona të dyshuar kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tre viktimave meshkuj kosovarë punëtorë të kompanisë për bartjen e parave.

Lexo po ashtu I plagosuri nga grabitja e armatosur në Prishtinë është në gjendje të rëndë

“Si pasojë e të shtënave nga arma e zjarrit lëndime trupore kanë pësuar njëri nga viktimat i cili është dërguar për tretman mjekësor në QKUK  Prishtinë, si dhe një i dyshuar. Të dyshuarit tjerë kanë ikur me një veturë në drejtim të panjohur. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar një armë e zjarrit me një karikator dhe pesë fishekë. I dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në QKUK për tretman mjekësor”, ka njoftuar policia. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version