Rreth orës 20:30 ka ndodhur një përleshje mes disa personave ku për pasojë të plagosur kanë mbetur dy veta, njofton Klan Kosova.
Njëri është në gjendje të rëndë pas plagëve që ka marrë në bark, kurse tjetri ka marrë plagë të lehta, pasi që është goditur në këmbë.
Rasti saktësisht ka ndodhur në rrugën afër disa lokaleve në rrugën që shpie nga PTK drejt Termokos.
Sipas dëshmitarëve personi që ka kryer veprën ka ikur nga vendi i ngjarjes.