Telegrafi

Dy të plagosur me armë zjarri në Prishtinë, arrestohen tre të dyshuar

Pamje nga vendi i ngjarjes

Dy persona janë plagosur nga të shtënat me armë zjarri mbrëmjen e së enjtes në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë.

Zëdhënësja e policisë për Prishtinë, Flora Ahmeti, tha për Telegrafin se rreth orës 21:00 kanë pranuar informatën për plagosje me armë zjarri.

“Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, tha ajo.

“Sipas të dhënave fillestare dyshohet se me armë janë plagosur dy persona, që janë dërguar për tretman mjekësor, dhe për këtë rast deri më tani janë arrestuar tre persona të dyshuar”, ka deklaruar tutje Ahmeti./Telegrafi/