Nga të shtënat me armë zjarri dy presona janë plagosur sot në Fshatin e ri të Vitisë. Të plagosurit janë transferuar në Spitalin e Gjilanit për të marr tretman mjekësor dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Rastin e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
“Me datën 08.08.2024 në ora 10:07, Stacioni Policor në Viti ka pranuar informacion se në Fshatin e Ri, komuna e Vitisë ka të shtëna me armë zjarri si pasojë e të cilave janë plagosur dy persona. Njësitet policore relevante me urgjencë i janë përgjigjur rastit dhe nga hetimet e para mësohet se dy persona meshkuj kosovarë si pasojë e këtyre të shtënave janë plagosur”, tha ai.
Hashani tha se të plagosurit pas marrjes së ndihmës së parë në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Pozheran janë transferuar në Spitalin Rajonal të Gjilanit ku aktualisht po trajtohen.
Sipas mjekut kujdestar të plagosurit për momentin janë jashtë rrezikut për jetë”, tha ai.
“Njësitet Policore kanë identifikuar dhe arrestuar një person mashkull kosovar, po ashtu në vendin e ngjarjes janë konfiskuar edhe dy armë zjarri. Hetues policorë nga njësiti i hetimeve në koordinim me Prokurorin e Shtetit aktualisht janë duke punuar për ndriçimin dhe sqarimin e të gjitha rrethanave të rastit”, theksoi zëdhënësi i Policisë. /Telegrafi/