Telegrafi

Dy të plagosur me armë zjarri në Fushë Kosovë

Nga të shtënat me armë zjarri dy persona janë plagosur sot rreth orës 16:00 në Fushë Kosovë.

Ngjarjen e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Aheti, e cila ka thënë se një person i dyshuar lidhur me këtë rast është arrestuar.

“Rreth orës 16:00, policia ka marrë informatën për të shtëna me armë në rrugën e Pejës në Fushë Kosovë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes  dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, ka thënë Ahmeti.

Sipas Ahmetit, bazuar në informacionet e para raportohet për dy persona të lënduar, në dyshohet të ketë marrë lëndime nga arma e zjarrit.

“Zyrtarët policor kanë identifikuar dhe arrestuar një person të dyshuar dhe ka sekuestruar një armë zjarri. Aktualisht në koordinim me prokurorinë, ndërmarrin  veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit”, ka thënë Ahmeti. /Telegrafi/