Dy persona kanë raportuar se dy të mitura derisa kanë qenë duke u kthyer nga shkolla janë ngacmuar seksualisht nga një person.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 13:00, në Prizren.
“Dy ankuesit meshkuj kosovarë kanë raportuar se dy vajzat e tyre te moshës së mitur derisa kanë qene duke u kthyer nga shkolla, janë ngacmuar seksualisht nga një person i panjohur. Rasti nën hetime”, thuhet në raport. /Telegrafi/