Një person ka raportuar se në shtëpinë e tij kanë hyrë dy të mitur të cilët nga dy kasaforta të metalta kanë vjedhur stoli ari dhe para të gatshme.
Në raportin e Policisë së Kosovës, thuhet se ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 17:00, në Vushtrri.
Siç thuhet në raport, në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit dhe pas sigurimit verbal të urdhëresës nga gjyqtari është kryer bastisje ne dy lokacionet e dyshuara mirëpo nuk është gjetur asgjë e dyshuar.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se në shtëpinë e tij kanë hyr dy dyshuar të mitur të cilët nga dy kasaforta të metalta kanë vjedhur stoli ari dhe para të gatshme. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit dhe pas sigurimit verbal të urdhëresës nga gjyqtari është kryer bastisje ne dy lokacionet e dyshuara mirëpo nuk është gjetur asgjë e dyshuar. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e policisë. /Telegrafi/