Telegrafi

Dy të mitur rrahin një person, arrestohen

Policia e Kosovës ka arrestuar dy të mitur pasi që të martën kanë rrahur një person, duke i shkaktuar lëndime trupore.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Lladovë të Gjilanit ku viktima ka pranuar trajtim mjekësor.

Dy të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit njëri prej tyre është liruar, ndërsa i dyshuari tjetër është dërguar në mbajtje.