Dy të mitur pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes vete.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 13:00, në Gllogoc.
Siç thuhet në raport, në lidhje me rastin është arrestuar njëri nga prindërit e të miturve.
“Është raportuar se pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes veti dy të dyshuar m/k (të mitur). Në lidhje me rastin është arrestuar prindi i njërit prej të dyshuarve i cili me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/