Telegrafi

Dy të mitur në Vushtrri i vënë flakën flamurit të Kosovës dhe atij kuq e zi – pasi i hoqën nga pullazi i një shtëpie

Dy të mitur nga Vushtrria raportohet se i kanë hequr flamujt nga pullazi i shtëpisë së ankuesit, e më pas i kanë djegur.

Sipas raportit të policisë thuhet se flamujt kishin qenë të Kosovës dhe ai Kombëtar.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se dy të dyshuar meshkuj kosovarë të mitur, nga pullazi i shtëpisë së tij i kanë hequr dy flamuj, njëri Kombëtar dhe tjetri i R. së Kosovës, me ç’rast në një largësi prej 100m nga shtëpia e tij të njëjtit dyshohet se i kanë djegur flamujt”, thuhet në raportin e policisë.

Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori. /Telegrafi/