Superliga këtë edicion ka pasur numër të mëdha të trajnerëve nga jashtë, por edhe shumë ndërrime të tyre.
Gjithsej nga 12 klubet kanë 10 prej tyre kanë ndërruar trajnerët deri më tani.
Disa nga klubet e kaun ndërruar trajner nga tri herë.
Por vetëm dy prej tyre janë nga fillimi e deri më tani. Bëhet fjalë për Bledi Shkëmbi e Lirisë dhe Tahir Batatinën e Llapit.
Shkëmbi mban vendin e tretë me Lirinë dhe ka tubuar deri më tani 43 pikë, shtatë më pak se lideri Drita.
Ardhja e ish-lojtarit të Skënderbeut ka bërë që skuadra të zhvillojë një lojë shumë të bukur duke pasur edhe rezultat që nuk e kishte në të kaluarën, shkruan Telegrafi.
I dyti është më i veçantë pasi bëhet fjalë për Tahir Batatinën e Llapit. Ai përveç që është trajner është edhe aksion në klub.
Madje ai ka lidhje familjare edhe me kryetarin e klubit, Nexhat Dumanica.
Llapi është i katërti me 42 pikë dhe mbetet në luftë për kreun kur kanë mbetur edhe shtatë javë.
Dyshja do të përballen këtë fundjavë me Lirinë që është vendas. /Telegrafi/