Site icon Telegrafi

Dy të lënduar rëndë në një aksident në rrugën Prizren-Suharekë

Tre persona mbetën të lënduar në një aksident trafiku, në të cilin u përfshinë një kamion i rëndë dhe një kamionetë në rrugën Prizren- Suharekë, saktësisht në fshatin Gjinoc, më 11.02.2025.

Kështu konfirmoi zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili theksoi se dy persona pësuan lëndime të rënda.

“Si pasojë e aksidentit janë shkaktuar dëme materiale dhe së paku tre persona kanë pësuar lëndime trupore. Dy nga ata lëndime të rënda. Policia është duke hetuar aksidentin, është njoftuar edhe prokurori kujdestar”- tha Bytyqi.

Sipas tij, rasti është raportuar rreth orës 15:55. Policia e Zjarrëfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Exit mobile version