Dy persona janë lënduar pas shpërthimit të një granate dore në afërsi të një hoteli në Mitrovicë të Veriut, të hënën në mbrëmje.
Zëvendësdrejtori i Policisë për Veri, Veton Elshani, tha për RTKlive se nga shpërthimi janë lënduar dy persona, njëri prej të cilëve me lëndime më të rënda por jashtë rrezikut për jetë.
Nga ky shpërthim po ashtu janë dëmtuar 7 vetura.
“Rreth orës 23:50, dyshohet se ka shpërthyer një granatë dore te hoteli ‘Bisevac’ në Mitrovicë të Veriut. Si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar 7 vetura dhe dy persona janë lënduar, njëri prej tyre ka lëndime më të rënda, por jashtë rrezikut për jetë. Njësitet policore relevante janë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin”, ka thënë Elshani. /Telegrafi/