Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në aksidentin në magjistralen Prishtinë-Pejë në fshatin Vragoli, janë lënduar dy persona.
Kështu ka thënë për Telegrafin, zëdhënësi i policisë Baki Kelani.
“Në ora 14:00 policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë. Në aksident janë përfshirë dy automjete një veturë dhe një kamion. Si pasojë e aksidentit dy persona janë lënduar”, ka thënë Kelani.
Telegrafi më herët ka raportuar lidhur me këtë aksident, i cili ka shkaktuar kolona të gjata. /Telegrafi/