Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksident trafiku që ka ndodhur të premten në fshatin Brod të Shtërpcës.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
Ai ka bërë të ditur se në aksident janë përfshirë dy automjete me tabela vendore.
“Sot, rreth orës 18:25 në aksin rrugor Fusha Pajtimit-Shtërpcë, në fshatin Brod të Shtërpcës ka ndodhur aksident trafiku me lëndime, ku janë përfshirë dy vetura me tabela vendore. Veç dëmeve të shkaktuara materiale, lëndime kanë pësuar dy persona, të cilat janë lehta.”, ka thënë Veseli.
Njësia e Komunikacionit Rrugor është në vendin e ngjarjes dhe po heton e rastin mbi shkaqet e aksidentit./Telegrafi/