Site icon Telegrafi

Dy të lënduar në aksidentin në rrugën Prishtinë-Podujevë, njëri në gjendje më të rëndë

Dy persona janë lënduar në një aksident trafiku, që ka ndodhur sot pasdite, në rrugën Prishtinë-Podujevë.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 17:30,në rrugën  Prishtinë – Podujevë, ka ndodhur një aksident komunikacioni, ku janë përfshirë dy automjete. Bazuar në të dhënat fillestare nga vendi i ngjarjes, si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime. Të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha Ahmeti.

Telegrafi mëson se njëri nga të lënduarit është në gjendje të rëndë shëndetësore. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version